Site icon Telegrafi

“Kishim fat, na duhet të përmirësojmë sulmin”, Mitaj flet pas barazimit ndaj Çekisë

Shqipëria ka luajtur baras pa gola 0-0 në ndeshjen ndaj Çekisë e cila ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas përfundimit të këtij takimi mbrojtësi i kuqezinjve Mario Mita tha se Shqipëria bëri gabim që lejoi kundërshtarin të bënte lojën e tyre në 20 minutat e parë të takimit.

“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë”.

Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin”, ka thënë fillimisht Mitaj.

Lexo po ashtu Shqipëria luan pa gola ndaj Çekisë – fati i kualifikimit vendoset në ndeshjen ndaj Ukrainës

“Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor”.

“Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm”.

“Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version