Site icon Telegrafi

A kishte zënkë mes Valverdes dhe Messit, trajneri i njohur thotë se më mirë është të mbetet mister kjo gjë

Trajneri i njohur Ernesto Valverde ka folur për periudhën te Barcelona dhe largimin e tij nga klubi katalanas në janar të vitit 2020.

Ai madje u pyet edhe për Lionel Messin, i cili gjithashtu është larguar nga Blaugranat.

Kishte zëra se Valverde kishte disa debate me kapitenin e tij, por ai nuk dëshiron të zbulojë atë që ndodhi pas dyerve të mbyllura.

“Unë nuk mund të them se çfarë ndodhi”, ka thënë ai në një intervistë për “El Dia de Manana” të ETB.

“Është pjesë e mistikës. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë se si jemi dhe të mendojnë se i dimë të gjitha. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën”, ka thënë ai.

Valverde foli edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e di kur do të kthehet në krye të një skuadre.

Lexo po ashtu Zbulohet ‘çmimi’ i vetëm që la Messi në dollapin e tij në zhveshtoren e Barcelonës

“Unë mendoj se është e mundur që të kthehem të stërvitem përsëri. Por do të duhej të ishte një projekt tjetër, diçka stimuluese dhe motivuese”.

“Pas largimit nga Barcelona më duhej pak kohë. Doja të udhëtoja, por me pandeminë nuk ishte e mundur. Për momentin nuk jam i qartë se çfarë do të bëj”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/

Exit mobile version