Ky është momenti kur një burrë i nervozuar kërcen para kombajnës, duke u ankuar se kjo makineri gjigante për korrje-shirje ia ka prishur piknikun familjar duke i mbuluar me pluhur.
Burri i nervozuar në Berkshire të Anglisë i doli përpara kombajnës – e mbikëqyrësja e punimeve ndali veturën për të parë se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.
Ajo u pa duke u grindur me burrin i cili e akuzonte se i kishin prishur piknikun me familjen – pasi që mjeti 16 tonësh i mbuloi me pluhur.
“Ishim duke ngrënë kur kombajnat kaluan pranë nesh, dhe gjithçka përreth nesh u mbuluar nga pluhuri”, dëgjohet duke bërtitur britaniku.
Megjithatë për ta qetësuar situatën është dashur të intervenojë policia. /Telegrafi/