Takimi i Drilon Ramës me Sara Kolamin krijoi debat mes kësaj të fundit dhe Gresë Gashit.
Pasi Gresa debatoi me Drilonin lidhur me darkën e tyre, aktorja më pas iu vërsul banores.
E njëjta insistoi se Sara është mërzitur nga ky takim, pasi sipas saj ajo nuk doli e lumtur.
“Kisha plas me më kallëzu një djalë çka me bë, me më sill sa andej sa këndej. Kisha plas me më lënë peng një djalë 3 muaj, qysh të ka lënë ty Driloni”, u shpreh Gresa.
Në këtë debat u përfshi dhe Driloni, i cili i thoshte se nga Gresa nuk ka mbetur asgjë.
Ndërkohë për një moment Sara ka filluar të qajë.
“Pashë një ëndërr mbrëmë, jam zgjuar me kokën te familja”, është shprehur ndër të tjera Sara.
Gresa nga ana tjetër s’ia pranonte këtë arsyetim. /Telegrafi/