Site icon Telegrafi

Kisha në Llapushnik, përcillet me mospajtime (Video)

Kisha e “Shën Abrahamit” në Llapushnik, edhe pas ndërtimit po nxit reagime. Është mulla Osman Musliu nga Drenasi, i cili thotë se sipas një dokumenti që posedon, ka shpërputhje me atë që thotë Ipeshkiva e Kosovës dhe Komuna e Drenasit për ndarjen e parcelës për këtë kishë.

Lexo po ashtu Hoxha i Drenasit: Kisha në Llapushnik mollë sherri për banorët e Drenicës

Sipas tij, kryetari i Komunës ka thënë se prona është dhuruar në 2009 apo 2010, por në kërkesën e Ipeshkvisë prona është dhuruar në vitin 2007.

Mulla Osmani, gjatë një interviste në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel, deklaroi se nuk janë kundër objekteve fetare, por ato duhet të ndërtohen aty ku duhen dhe se nismëtarët e këtij objekti më shumë janë kontrabandues të fesë se sa fetar të mirëfilltë.

Mirëpo, Ipeshkvia e Kosovës komentet e Mulla Osmanit, i ka quajtur individuale. Ata i kanë thënë televizionit se nuk duan të merren më me këtë çështje.

Duke lënë anash komentet e mulla Osmanit, Ipeshkiva është shprehur e kënaqur me banorët e Llapushnikut. Ndërsa, asamblisti i PDK-së në Komunën Drenasit, Xhavit Drenori, thotë se që nga fillimi procesi për ndërtimin e kishës ka kalua në disa defekte.

Exit mobile version