Telegrafi

“Kisha marrëveshje me Juven”

Anësori gjerman, Julian Draxler ka zbuluar se kishte arritur marrëveshje me Juventus-in para sezonit të kaluar, por transferimi nuk i finalizua për një gjë tjetër.

Sipas asaj që thotë anëtari i Wolfsburg, Juventus-i nuk i pagoi shumën e kërkuar nga Schalke për shërbimet e lojtarit.

”Ishte nder për mua që Juventusi më kërkonte dhe se tentonte shumë për transferimin tim. Gjithnjë i kam ndjekur ata nga afër”.

”Kam arritur marrëveshje personale me Juventusin, por dy klubet nuk arritën marrëveshjet. Tani mund të isha në Juventus duke fituar tituj”, thotë Draxler.