Telegrafi

Kisha e detyron Tom Cruise të ndahet prej të dashurës!

Tom Cruise ka pasur një aferë seksuale me asistenten personale Jennifer Hammonit, e cila zgjati deri sa që udhëheqësi i Kishës së Sajentologjisë, David Miscavige i kërkoi të ndahet prej saj.

Çifti u shfaq në ngjarjet e organizuara prej Kishës, por drejtuesit mendojnë se 43-vjeçarja nuk është e denjë për aktorin e Hollywoodit.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Tom Cruise

Në fakt, kjo iu kërkua 54-vjeçarit pasi që Hammon në vitin 1997 kishte marrë pjesë në xhirime të skenave me homoseksualë duke bërë seks oral në filmin pornografik “Allyson Is Watching”, transmeton Telegrafi.

Ajo me sukses e ka fshehur këtë gjë deri kur bashkëpunuan në filmat “The Last Samurai” dhe “Collateral”.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat shumë shpejt do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/