Site icon Telegrafi

Kirurgët transplantuan me sukses dy veshka derri te një burrë nga Alabama – dy javë pasi një mashkulli iu vendos zemra e një derri

Kirurgët kanë transplantuar me sukses dy veshka derri te një njeriu që i kishte vdekur truri, duke shënuar një tjetër ‘hap të rëndësishëm’ në përpjekjen e gjatë për dekada për të përdorur organet e kafshëve për të shpëtuar jetë.

Jim Parsons, 57 vjeç, nga Huntsville, Alabama, i kishte vdekur truri – dhe për këtë arsye u shpall zyrtarisht i vdekur – në muajin shtator pasi pësoi një dëmtim traumatik në kokë gjatë garave me biçikletë në dhe.

Me bekimin e familjes së tij, studiuesit nga Universiteti i Alabamës në Birmingham kryen transplantin pionier mbi të vetëm katër ditë më vonë, transmeton Telegrafi.

Vetë Parsonsit iu hoqën veshkat ndërsa gjaku i tij ende qarkullonte përpara se t’i jepeshin dy organe të marra nga një derr i modifikuar gjenetikisht, raporton dailymail.

Veshkat e transplantuara të derrit filtronin gjak, prodhonin urinë dhe, më e rëndësishmja, nuk u refuzuan menjëherë nga trupi i tij. Të dy organet mbetën të qëndrueshme për tre ditë pas transplantimit.

Rezultatet tregojnë se si ksentransplantimi – transplantimi i qelizave të gjalla, indeve ose organeve nga një specie në tjetrën – mund të adresojë krizën botërore të mungesës së organeve.

Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së derrave është e ngjashme me atë të njerëzve, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja.

Lexo po ashtu Kirurgët amerikanë transplantojnë një zemër derri në një njeri - në operacionin e parë të këtij lloji

Në fillim të këtij muaji, David Bennett u bë pacienti i parë në botë që iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht.

Ndërkohë, tetorin e kaluar, kirurgët në New York transplantuan me sukses një veshkë tjetër derri te një njeriu, përpara se pacientit t’i hiqej. Megjithatë, procedura e New Yorkut transplantoi dhe mbajti një veshkë derri jashtë trupit të pacientit.

Kjo procedurë në Alabama – e cila u krye më 30 shtator, para procedurës së New Yorkut – përfshinte heqjen e veshkave të Parsons dhe futjen e dy veshkave të derrit në vendin e duhur brenda trupit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version