Vladimir Putin është padyshim një nga politikanët më të urryer në pjesën më të madhe të botës që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Megjithatë, ky politikan i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë karrierës së tij të gjatë, përcjell Telegrafi.
Përveç jetës dhe aktiviteteve të tij politike, njerëzit kanë qenë gjithmonë të interesuar për jetën e tij private dhe janë veçanërisht interesante teoritë se presidenti rus është një adhurues i madh i procedurave kozmetike dhe se fytyra e tij është “e mbushur me botoks”.
Kirurgu estetik i njohur britanik Gerard Lambe pretendoi tre vjet më parë se fytyra e liderit rus shfaq shenja të “punës kozmetike” që e ndihmuan atë të “shmangte” pamjen e tij nervoze.
Megjithatë, Kremlini ka pohuar vazhdimisht se Putini nuk i është nënshtruar kurrë procedurave kozmetike, por ndryshimi në fytyrën e tij ndër vite është më se i dukshëm.
Në shumë foto, fytyra e Putinit duket “e fryrë” dhe disa media pretendojnë gjithashtu se ai ka ndryshuar formën e kokës dhe fytyrës për t’i dhënë një pamje më mashkullore.
Në moshën 69-vjeçare, presidenti rus ka shumë pak rrudha në ballë, ndërsa pjesa tjetër e fytyrës është mjaft e tendosur. /Telegrafi/