Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski nëpërmjet një konference për shtyp në Manastir deklaroi se “qytetarët në mënyrë të fuqishme u përgjigjen thirrjes publike për nënshkrime, për mbështetjen e Stevo Pendarovski”.
“Qytetarët sot nëpër gjithë venin dolën dhe dhanë nënshkrim për kandidatin tonë për kryetar shteti. Nga Ohri në Berovë, nga Tetova në Kriva Pallankë, nga Manastiri në Shkup e Kumanovë, qytetarët në mënyrë masovike dhanë mbështetjen e tyre”, tha Kiracovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij kjo është e vetmja kandidaturë për kryetar shteti që është mbështetur nga 20.000 qytetarë dhe mbi 30 parti politike dhe 60 deputetë.
“Edhe maqedonas, edhe shqiptarë, serb, turq, romë, vlleh, të gjithë bashkësitë etnike, të gjithë bashkërisht u bashkuan rreth Stevos”,. tha Kiracovski duke shtuar se qytetarëve ju duhet kryetar i vërtetë që e çon shtetin drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/