Bukuroshja e cila u shndërrua në sensacion, Kinsey Wolanski, bëri një gjest në natën e së shtunës, duke bërë që sytë e të gjithë botës të ktheheshin nga ajo.
Teksa po zhvillohej ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në natën finale të Ligës së Kampionëve, modelja ruse hyri me bikini në fushë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për pak sekonda.
Këtë gjë ajo e bëri me qëllim promovimi faqen e filmave për të rritur, të themeluar nga partneri i saj, Vitaly Zdorovetskiy.
Menjëherë pasi finalja ka përfunduar, Kinsey ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar një video nga ndeshja, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj që të ndjekin zemrën e tyre për të bëra gjëra të çmendura, ashtu siç bëri ajo.
“Jeta është për të jetuar. Bëni gjëra të çmendura dhe do të mbaheni mend gjithmonë”, shkroi modelja ruse në Instagram.
Ndërkohë, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve të saj në këtë rrjet social është shumëfishuar, duke arritur nga 300 mijë në dy milionë +. /Telegrafi/