Telegrafi

Kinolli: Nesër do të dalim me qëndrim nëse do ta votojmë “Qeverinë Hoti”

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinolli ka deklaruar se sonte dhe nesër do të kenë takime grupi parlamentar 6 +, për të diskutuar dhe për të dal me një qëndrim të përbashkët rreth përkrahjes ose jo të Qeverisë së re.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të ketë 6 +, nëse nuk kanë qëndrim të përbashkët. Ai tha se apetitet e deputetëve çdo ditë e më shumë po rriten por ata do ta mbajnë fjalën për atë që vendosin pasi interesi i shtetin është mbi të gjitha.

“Jo nuk jemi në tension jemi të qetë. Ju siç e dini, grupi parlamentar 6+ i ka 6 deputet, nga katër parti të ndryshme. Këto ditë të fundit jemi intensivisht duke u takuar me qëllim që si grupo paralamentar që të emi një mendim unik. “Ne edhe sonte dhe nesër do të takohemi dhe presim që nesër të dalim me një qëndrim të përbashkët”, tha Kinolli.

Kinolli theksoi se nesër pasdite do ta bëjnë publike qëndrimin e këtij grupi parlamentar. /Telegrafi/