Armando quhet ky pëllumb belg i garave, është shitur në një ankand për më se 1.2 milion euro, më shumë se tri herë rekordi i mëparshëm, pas betejës së ofertave nga dy entuziastë kinezë.
I njohur si Lewis Hamiltoni i pëllumbave, Armando ka një numër të madh të adhuruesve, andaj pritej që të arrinte një shumë të lartë, në një ankand që u zhvillua nga një shoqëri që merret me shpezët, transmeton Telegrafi.
“Askush nuk e priste këtë, është një shifër marramendëse” kanë thënë zyrtarë nga PIPA, organizata që e kishte në pronësi këtë shpezë. Mirëpo, jo gjithçka ndodhi pa arsye, sepse Armando është fitues i trefishtë i garës botërorë, në kategorinë e fluturimit të më gjatë.
Derisa kinezët janë të njohur për kërkesën e tyre për këto shpezë garuese, belgët njihen si kultivuesit më të mirë të tyre, ndërsa Belgjika është zemra e racës më të pastër të këtij lloj pëllumbi.
Tani që ky ankand shënoi rekord të ri, rekordi për i mëparshëm që është paguar ndonjëherë për këtë shpezë garuese është 376 mijë euro. Blerësi anonim i Armandos, është një kinez që pagoi 1,252,000 euro, që ta ketë në pronësi këtë shpezë të rrallë.
Ky mund të jetë edhe një investim i zgjuar, pasi pëllumbat mund të qelin vezë deri sa të mbushin dhjetë vjet, ndërsa Armando që i ka pesë vjet, ka mundësi për pasardhës që premtojnë shumë. /Telegrafi/