Babai i një vogëlushi në Kinë kishte përdorur shkallët e drurit për t’u ngjitur në kulmin e shtëpisë, për të parë se nga ku pikonte uji brenda.
Kështu djali i tij 2-vjeçar e ndoqi nga pas, duke mos e vërejtur babai që ai po ngjitej, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se është shumë i vogël, ai arriti të ngjitet mjaftueshëm lart sa që t’i rrezikohet jeta nëse bie në tokë.
Por ishte reagimi i shpejtë i babait të tij që dëgjoi disa tinguj, ku pa se i biri i tij po qëndronte i varur në shkallë.
Në një moment e ëma e tij vrapoi, dhe në sekondën e fundit e shpëtoi nga rrëzimi që mund të ketë qenë shumë i rëndë për të. /Telegrafi/