Site icon Telegrafi

Kinezët i ofrojnë kontratë 500 milionë euroshe Messit!

Skuadra kineze e Hebeit do të përpiqet të sjellë në radhët e veta lojtarin më të mirë të Barcelonës, Lionel Messi.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, kinezët do t’i ofrojnë gjysmë miliard euro për pesë vjet ose 100 milionë euro në sezon.

Mesi, i cili është anëtar i klubit katalonas që prej moshës 13-vjeçare, është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ka kontratë me Barcën deri në vitin 2018.

Disa media spanjolle kanë raportuar kohët e fundit se Messi ka refuzuar të vazhdojë kontratën me kampionin aktual spanjoll.

Messi arriti në Barcelonë në vitin 2003 dhe deri më tani ka shënuar 475 gola në 550 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version