Rindërtimi i Milanit kalon detyrimisht nga afrimi i një emri shumë cilësor, që do të ndryshonte tërësisht fytyrën e kuqezinjve dhe do të ringjallte entuziazmin te tifozët.
Prioritet në këtë moment është një sulmues i nivelit të lartë dhe në këtë aspekt mund të jetë vendimtare vizita e drejtorit sportiv Mirabeli sot në Madrid, për sfidën Real-Atletiko.
Prioriteti është Alvaro Morata, sulmues klasi, i jashtëzakonshëm te Juventusi, perfekt sa herë aktivizohet te Reali.
Një opsion mund të jetë edhe Karim Benzema, nëse Reali e fut në listën e largimeve, por kostoja për francezin 30-vjeçar është shumë e lartë.
Në fund, një emër i pëlqyer nga Milani është Mateo Kovaçiç, kroati i talentuar që nuk po luan rregullisht dhe kërkon largimin. /Telegrafi/