Site icon Telegrafi

Kinezët e mbulojnë me para, Dzeko befason me përgjigjen e tij

Edin Dzeko duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma.

Sulmuesi boshnjak është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion në Serie A.

Reprezentuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar katër asistime për shokët e tij te Roma.

Skuadra kineze, Tianjin Quanjian ka dorëzuar 20 milionë funte te Roma për transferimin e Dzekos në Kinë.

Lojtarin do ta priste një kontratë katër vjeçare me 11 milionë euro neto në stinor, por kjo ofertë është hedhur poshtë.

Dzeko i ka befasuar të gjithë me refuzimin e kësaj oferte, pasi boshnjaku në Romë fiton pesë milionë euro në vit, gjashtë më pak se që i ka ofruar Tianjin.

Ka qenë agjenti i lojtarit që ka konfirmuar për mediat italiane se Dzeko kërkon të fitoi trofe te Roma dhe kjo është arsyeja që ka refuzuar milionat e Kinës.

Kujtojmë se Tianjin udhëhiqet nga italian Fabio Canavaro dhe ditë më parë transferoi belgun Axel Witsel. /Telegrafi/

Exit mobile version