Site icon Telegrafi

Kina zhvlerëson juanin në nivel rekord

Banka Qendrore e Kinës ka zhvlerësuar monedhën e saj, juanin, për 1.9 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Është ky niveli më i ulët në dhjetë vjet, i cili synon të ndihmojë rritjen e ekonomisë së dobësuar.

Banka Qendrore e Kinës ka thënë se masa ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut.

Në fundjavë, Kina ka raportuar rënie të mprehtë të eksporteve dhe rrëshqitje në çmimet e prodhimit. /Telegrafi/

Exit mobile version