Uashingtoni do të jetë i gatshëm të vazhdojë të bisedoj nëse Pekini ka ndryshuar pozicionin, kështu janë shprehur zyrtarët e lartë amerikanë që marrin pjesë në bisedimet tregtare SHBA-Kinë.
Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Robert Lighthizer, tha se Kina u tërhoq nga angazhimet më specifike të bisedimeve, një masë që do të çonte në ndryshime substanciale në tekstin e marrëveshjes.
“Gjatë javës së kaluar ne kemi parë një erozion në angazhimet kineze. Kjo sipas pikëpamjes sonë është e papranueshme”, u tha gazetarëve Lighthizer, përcjell Telegrafi
Një delegacion nga Kina do të qëndroj në Uashington dhe Lighthizer tha se pret që negociatori i lartë kinez Liu Ai do të merr pjesë.
Lighthizer tha se kinezët u tërhoqën në disa angazhime të arritura gjatë bisedimeve gjatë javës së kaluar dhe nga kjo erdhi reagimi i presidentit amerikan Donald Trump, ku kërkoi rritjen e tarifave për 25 për qind nga 10 për qind që ishin më herët. /Telegrafi/