Site icon Telegrafi

Kina propozon rivalin e kriptovalutës Libra

Kriptovaluta e re e propozuar nga Kina do të ketë disa ngjashmëri me Libra të Facebookut.

Sipas një zyrtari të Bankës Popullore të Kinës, monedha do përdoret në të gjithë platformat kryesore të pagesave si WeChat dhe Alipay.

Mu Changchun, zëvendësdrejtori i departamentit të pagesave të Bankës Popullore të Kinës, tha se zhvillimi i monedhës do të ndihmonte në mbrojtjen e sovranitetit të këmbimit valutor të vendit pasi aplikimet tregtare të monedhave të tilla janë zgjeruar.

“Pse Banka Qendrore po e bën një monedhë të tillë dixhitale sot, kur metodat e pagesës elektronike janë kaq shumë të zhvilluara. Kjo bëhet për të mbrojtur sovranitetin tonë monetar dhe statusin ligjor të monedhës”, tha Changchun, përcjell REL.

Ai tha se kriptovaluta do të jetë aq e sigurt, sikurse monedhat aktuale të lëshuara nga banka dhe do të mund të përdoren edhe pa një lidhje interneti.

Bankës Popullore të Kinës ngriti një ekip studimi në 2014 për të eksploruar lëshimin në përdorim të kriptovalutës së vet për të ulur kostot e qarkullimit të parave tradicionale dhe për të rritur kontrollin e politikëbërësve mbi furnizimin e parave.

Changchun njoftoi vitin e kaluar se kriptovaluta ishte pothuajse gati. Revista financiare amerikane Forbes raportoi se monedha mund të jetë gati deri në 11 nëntor.

Disa analistë thanë se Kina përshpejtoi nxjerrjen në treg të parave dixhitale pasi gjiganti amerikan i medieve sociale Facebook, njoftoi planet në qershor për të krijimin e kriptovalutës Libra. Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp. /Telegrafi/

Exit mobile version