Telegrafi

Kina mbyll transportin publik dhe fluturimet në Wuhan ndërsa përhapet virusi

Transporti publik do të pezullohet në Wuhan duke filluar nga nesër, sipas një njoftimi nga qendra e komandës së qytetit.

I gjithë transporti i qytetit do të ndalet, përfshirë autobusët lokalë, tragetet, autobusët në distanca të gjata dhe metro, transmeton Telegrafi.

Aeroporti dhe stacionet hekurudhore të Wuhan do të “mbyllen përkohësisht” për pasagjerët.

Kur këto shërbime do të rihapen mbetet të shihet.

Qendra e komandës gjithashtu këshilloi banorët të mos largohen nga Wuhan nëse nuk kanë një “arsye të veçantë”.

Masat synojnë që mos të përhapet virusi, dhe të sigurohet shëndeti publik, sipas njoftimit.

Ato hyjnë në fuqi në orën 10 të mëngjesit me kohën lokale të enjten. /Telegrafi/