Kryeministri kinez Li Keqiang i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ndihmojë Kinën të sigurojë furnizime mjekësore, sipas një deklarate të qeverisë kineze.
Kina po përpiqet të kontrollojë shpërthimin e coronavirusit të ri.
Sistemi shëndetësor i Kinës është në ‘gjunjë’, duke mbaruar shtretërit dhe furnizimet, kjo edhe nga kërkesa e madhe e personave të prekur nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Li foli në telefon presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke thënë se shpreson të blejë furnizimet nga vendet anëtare të BE-së “përmes kanaleve tregtare”.
“Dhe ne jemi të gatshëm të forcojmë shkëmbimin e informacionit, politikave dhe teknikëve dhe të bashkëpunojmë me bashkësitë ndërkombëtare përfshirë BE-në”, tha Li, sipas deklaratës.
Li Keqiang tha se qeveria kineze gjithmonë e ka vendosur sigurinë dhe shëndetin e njerëzve si përparësi të parë dhe po punon për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë në mënyrë transparente dhe të rregullt. Detyra aktuale është të frenojë përhapjen e epidemisë dhe të trajtojë pacientët, si dhe të garantojë rendin normal të jetës së njerëzve dhe të huajve kinezë në Kinë.
Ursula von der Leyen ka thënë që BE do të përpiqet të bëjë më të mirën dhe të koordinojë të gjitha burimet e nevojshme për të ofruar ndihmë për Kinën. /Telegrafi/