Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se Kanadaja ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin i shefes financiare të Huawei-t, Meng Wanzhou.
Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se pala kineze e nxit palën kanadeze të lirojë menjëherë të Wanzhout dhe të garantojë në mënyrë konkrete të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme.
Njëkohësisht, Kina e nxit palën amerikane të korrigjojë “gabimin e vet”, të heqë urdhrin e arrestit ndaj Meng dhe të mos i paraqitë palës kanadeze kërkesën e ekstradimit.
Në një konferencë shtypi, Chunying iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se pala kineze ka shprehur më se një herë qëndrimin serioz lidhur me këtë çështje, përcjell Telegrafi.
“Çdo njeri me aftësi normale gjykimi mund ta kuptojë se ngjarja me Wanzhoun nuk është një akt i thjeshtë juridik dhe abuzimi nga pala kanadeze i marrëveshjes së ekstradimit dypalësh me Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkelur rëndë sigurinë dhe të drejtat e ligjshme të shtetases kineze”, tha Chunying.
Si kundërpërgjigje, Kina arrestoi dy kanadezë muajin e kaluar pas arrestimit të Meng Wanzhou, shefe financiare në Huawei dhe vajzës së themeluesit të kompanisë. /Telegrafi/