Ministrat e Jashtëm kinez dhe rus kanë biseduar përmes telefonit këtë pasdite rreth luftës në Ukrainë.
Është hera e parë që ka diskutime mes të dyja vendeve që kur Kina mori pjesë në bisedimet e fundjavës së kaluar në Arabinë Saudite, ku Moska nuk ishte e ftuar.
Pekini zyrtar deklaron se kryediplomati kinez, Wang Yi ia ka kumtuar lajmin homologut rus, Sergey Lavrov se Kina do të jetë një “zë objektiv dhe racional” në çdo forum ndërkombëtar për Ukrainën dhe do të “promovonte në mënyrë aktive bisedimet e paqes”.
Më herët sot, Kina i përshkroi bisedimet e kësaj fundjave si ndihmesë në “konsolidimin e konsensusit ndërkombëtar” – por nuk ofroi detaje se çfarë është ai konsensus.
Kina kuptohet se ka rënë dakord që një samit i tretë të zhvillohet së shpejti, raporton skynews.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë ditë më parë se shpreson që samiti i Jeddah të jetë një hap drejt një samiti zyrtar të paqes me Rusinë, i cili mund të mbahet në vjeshtë. /Telegrafi/