Site icon Telegrafi

Kina dhe Maqedonia nënshkruan memorandum për bashkëpunim në fushën e punës dhe sociales

Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e punës dhe sigurisë sociale. Memorandumi paraqet thellim të bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve në këtë fushë dhe me të do të mundësohet shkëmbim i përvojave dhe ekspertëve, shkëmbim i vizitave në nivel ministror, si dhe organizim i përbashkët i trajnimeve dhe realizim i projekteve të përbashkëta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga pala e Maqedonisë dokumentin e nënshkroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, ndërsa nga pala e Kinës zëvendësministri i Ministrisë për resurse njerëzore dhe siguri nacionale Fu Xhinguo. Të dy vlerësuan se bashkëpunimi dypalëshe lëviz në linjë të epërme dhe se me nënshkrimin e memorandumit pritet që kjo akoma më shumë të intensifikohet.

“Me Memorandumin nëpunësit shtetërorë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e RM-së dhe nga Ministria për resurse njerëzore dhe siguri nacionale e RP të Kimnës do të kenë mundësi të shkëlqyer që të ndihmohen mes vete dhe të bashkëpunojnë në fushën e legjislativës së punës, krijimit dhe implementimit të politikave për punësim me theks të veçantë në punësimin e të rinjve, inspektimit të punës dhe sigurisë nacionale, si dhe theks në skemën e sigurimit social të moshës me çka do të sigurohet krijim i kushteve më të mira për jetesë të qytetarëve të vendeve mike”, theksoi ministri Ibrahimi, njofton AIM.

Zëvendësministri i Ministrisë për resurse njerëzore dhe siguri nacionale theksoi se memorandumi i sivjetshëm është dokumenti i parë për bashkëpunim mes dy shteteve në fushën e punës, punësimit dhe sigurisë nacionale. Delegacioni kinez i kryesuar nga zëvendësministri i Ministrisë për resurse njerëzore dhe siguri nacionale është për vizitë disaditëshe në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version