Site icon Telegrafi

Kina blen 130 avionë Airbus për 17 miliardë dollarë

Kina ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë 130 avionë nga Grupi francez Airbus, me një vlerë prej 17 miliardë dollarësh.

Kjo marrëveshje intensifikon konkurrencën me korporatën amerikane Boeing, për shkak se Kina është parashikuar të bëhet tregu më i madh në botë i avionave. Marrëveshja për 30 aviona dy-korridorësh të modelit A330, dhe 100 aviona me një korridor të tipit A320, është nënshkruar gjatë një takimi në Pekin ndërmjet Kryeministrit Li Keqiang dhe kancelares Gjermane Angela Merkel.

Kjo blerje ishte një ndër disa që u ra dakord gjatë takimit. Airbus dhe Boeing po konkurrojnë për të marrë pjesën më të madhe në tregun kryesor të avionave në 20 vitet e ardhshme. Rritja ekonomike e Kinës dhe implementimi i një buxheti për avionët, po e bëjnë udhëtimin ajror të përballueshëm për më shumë njerëz.

Ekonomistët thonë se kërkesa kineze për udhëtime po rritet dhe vendi do t’i nevojiten më shumë aviona për të përmbushur këtë kërkesë. Sipas parashikimeve të kompanisë Boeing, linjës ajrore kineze do ti duhen 6,330 avionë të rinj në 20 vitet e ardhshme, që projektohen në një vlerë prej 950 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version