Telegrafi

Kimpembe, ideja e Juves për mbrojtje

Presnel Kimpembe (Foto: Duane Burleson/Getty Images/Guliver)

Presnel Kimpembe, është e ardhmja dhe e tashmja.

Juventusi është duke i monitoruar klubet evropiane për të shikuar mundësit për t’u përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

Përveç Matthijs de Ligt e Ajaxit dhe Nikola Milenkovic e Fiorentinas, sipas TuttoSport prezent është edhe Presnel Kimpembe.

Moise Kean i Juventusit gjatë një dueli me Presnel Kimpembe (Foto: Cliff Hawkins/Getty Images?Guliver)

23-vjeçari shikohet si e ardhmja e madhe e futbollit francez dhe kështu Juve e dëshiron në skuadër.

Në këtë fillim sezoni në Ligue 1 lojtari ka bërë vetëm tri paraqitje në mbrojtjen e klubit nga Parisi.

Lexo po ashtu Juve rivalizon Barçën për De Ligt

Kimpembe ka kontratë me PSG-në deri në qershorin e 2023.

Kampionët e Italisë ende nuk kanë përpiluar një ofertë, por fillestarja besohet se do të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/