Chelsea është gati të paguajë çmimin e kërkuar për mbrojtësin e PSG -së, Presnel Kimpembe.
The Telegraph shkruan se Chelsea po kërkon të nënshkruajë me Kimpembe këtë verë.
Trajneri Thomas Tuchel, është i etur për të forcuar mbrojtjen këtë verë pas largimit të Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger.
Kalidou Koulibaly duket se është blerja e parë e Chelseat në këtë repart dhe do të kërkojë edhe një emër tjetër.
Ai e do me çdo kusht Kimpemben pasi e njeh sepse ka punuar së bashku me të në PSG për dy sezone.
26-vjeçari francez ka bërë 220 paraqitje për parisienët që nga debutimi i tij në vitin 2014.
Gjatë asaj kohe ai gjithashtu ndihmoi klubin për të fituar gjashtë tituj të Ligue 1./Telegrafi/