Site icon Telegrafi

Kimmich me oferta, por Bayern nuk dëshiron të dëgjojë

Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, është duke u kërkuar nga disa skuadra. 

Sipas Stuttgarter Zeitung, mesfushori 22 vjeçar nuk po gjen hapësirat e nevojshme nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Skuadra si RB Leipzig dhe Manchester City, vetëm kanë filluar interesimin.

Por sipas kryesisë së Bayern Munich, ai do të jetë pasardhës i Philipp Lahm.

Karl-Heinz Rummenigge, thotë se lojtari ka kontratë dhe lajmi nuk është i vërtetë.

“Joshua Kimmich ka kontratë me klubin deri në vitin 2020 dhe ai do të jetë definitvisht te Bayerni sezonin e ardhshëm”, ka treguar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version