Joshua Kimmich beson se Liverpooli është favorit kundër Bayern Munichut në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Të dy klubet do të luajnë ndeshjen e parë nesër ( martë) me fillim nga ora 21:0 në stadiumin mitik Anfield.
Kimmich mendon se skuadra e tij do të hyjë si jo-favoritë ndaj finalistëve të sezonit të kaluar, Liverpoolit.
“Liverpooli është favorit”, ka thënë fillimisht mbrojtësi gjerman për The Telegraph.
“Ata kanë humbur një ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit dhe kanë pranuar në vetëm 15 gola, ndërsa ne nuk jemi aq të qëndrueshëm sa më parë”.
“Tani, është pak më ndryshe: Është një shans për t’u zhvilluar, për të gjetur mënyra të reja për sukses”.
“Jemi pranë Dortmundit, në çerekfinale të DFB-Pokal dhe ende në garë në Ligën e Kampionëve”.
“Por duhet të përmirësojmë stilin tonë të lojës përpara se të krahasohemi me ekipet më të mira në Evropë”, përfundoi Kimmich. /Telegrafi/