Site icon Telegrafi

Kimmich ka ultimatum nga Bayerni, top klubet evropiane po e përcjellin situatën e tij

E ardhmja e Joshua Kimmich vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet nga gjiganti gjerman.

Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Bavarezët dhe tanimë ndodhet para një vendimi shumë të rëndësishëm të karrierës së tij.

Bayern Munich i ka dhënë ultimatum Joshua Kimmich të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në fillim të janarit, raporton gazetari Florian Plettenberg.

Lexo po ashtu Bayern Munich i ka dhënë ultimatum Joshua Kimmichit - ai ka shumë pak kohë për të vendosur për të ardhmen

Drejtuesit e Bayernit i kanë komunikuar pozicionin e tyre lojtarit, por edhe kushtet e kontratës së re.

Kontrata e Kimmich skadon në verë dhe Bayern dëshiron ta zgjasë atë, por lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Lexo po ashtu City futet fuqishëm në garë për transferimin e Joshua Kimmich

Për Kimmich interesim kanë shprehur top klubet evropiane duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin, PSG-në, Man City, Man Utd dhe Liverpool./Telegrafi/

Exit mobile version