Telegrafi

Kimmich është operuar në gju, nuk luan së paku deri në janar

(Foto: Twitter/433)

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, nuk do të mund të luajë deri janar, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.

25-vjeçari e ka operuar meniskun lateral të këmbës së djathtë, si pasojë e një lëndimi në klasiken gjermane kundër Borussia Dortmundit.

Bavarezët e fituan derbin (3-2), mirëpo futbollisti defensiv e kishte lëshuar fushën që në minutën e 26-të.

Lexo po ashtu Bayern Munich pushton “Sigal Iduna Parkun”, mposht me rikthim Borussia Dortmundin

Bayerni e ka lëshuar një komunikatë në faqen e klubit, përmes të cilës ka njoftuar se Kimmich nuk do të kthehet nga lëndimi së paku deri në janar.

Gjermani u lëndua në momentin kur e zgjati këmbën që të merrte një top nga Erling Haaland, ndërsa rënia e tij ishte e keqe. /Telegrafi/