Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, nuk do të mund të luajë deri janar, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.
25-vjeçari e ka operuar meniskun lateral të këmbës së djathtë, si pasojë e një lëndimi në klasiken gjermane kundër Borussia Dortmundit.
Bavarezët e fituan derbin (3-2), mirëpo futbollisti defensiv e kishte lëshuar fushën që në minutën e 26-të.
Bayerni e ka lëshuar një komunikatë në faqen e klubit, përmes të cilës ka njoftuar se Kimmich nuk do të kthehet nga lëndimi së paku deri në janar.
Gjermani u lëndua në momentin kur e zgjati këmbën që të merrte një top nga Erling Haaland, ndërsa rënia e tij ishte e keqe. /Telegrafi/
https://twitter.com/GabrieleDeGior8/status/1325150402304602113