Kim Kardashian ka ndryshuar dukjen në paraqitjen e fundit të saj publike.
Bukuroshja që ka kohë që po punon me stilistin e flokëve, Chris Appleton, i njohur për bashkëpunimin me Rita Orën, ka vendosur që të ndërrojë dukjen e superyllit televiziv amerikan, Kim Kardashian.
Kim është shfaqur me flokë të gjata deri në bel në ngjyrë të zezë, duke e bërë atë të duket një zeshkane tipike.
Kim për këtë sigurisht ka shfrytëzuar flokë të shtuar, ndërsa realizimi duket aq i mirë, thua se flokët janë vërtet të bukuroshes.
Ylli televiziv u shfaq me një fustan që shfaq gjoksin e saj pa sutjena, teksa ajo duket plot stil. /Telegrafi/