Telegrafi

Kim vallëzon afër Ronaldos, por pse e bën këtë? (Video/Foto)

Kim Kardashian dhe Cristiano Ronaldo janë xhiruar duke vallëzuar pranë njëri-tjetrin në koncertin e Jennifer Lopezit në Las Vegas.

Ndërsa burime të HollywoodLife thonë se ylli i famshëm amerikan ka një plan për superyllin portugez, transmeton Telegrafi.

35-vjeçarja mendon se futbollisti i Real Madridit dhe motra e saj, Kendall Jenner, do të ishin një çift i përsosur.

https://www.youtube.com/watch?v=wvJUq39UiR0

Pos vallëzimit pranë njëri-tjetrit, Kim dhe 31-vjeçari janë parë duke biseduar, ndërsa një burim ka thënë se ajo dëshiron ta realizojë planin e saj.

Lexo po ashtu Motrat e famshme dhe shoqet e tyre kapen për të pasme (Foto)

“Kim ishte mahnitur nga sjelljet dhe ëmbëlsia e Cristianos në koncertin e J.Lo. Ajo mendon se ai është shumë i këndshëm, njëherësh i bukur dhe sharmant. Kim mendon se ai do të ishte mashkulli i duhur për Kendall… Një çift i krijuar në Parajsë”, ka thënë burimi për HollywoodLife.com. /Telegrafi/