Telegrafi

Kim tregon se North e përqesh për të qarat që bëri në Bora Bora, pasi i kishte humbur unaza e diamantit

Në episodin e së enjtes në “Keeping Up With The Kardashians”, Kim tregon se vajza North pëlqen të tallet me të për disa nga momentet e saj të kaluara në shfaqje.

Në veçanti, Kim tha se shtatë vjeçarja pëlqen ta përqeshë për disa nga skenat, duke përfshirë incidentin famëkeq të vathëve me diamant më 2011.

“A e ka parë North shfaqjen?’ Scott Disick e pyet Kim ndërsa u ulën për të biseduar, shkruan Daily Mail.

Foto: Daily Mail

Kim tutje u shpreh: “Ajo e ka parë në Tik Tok, e pëlqen skenën kur kam qarë në Bora Bora”.

Scott mendoi se kur do të duhej t’i ulnin fëmijët dhe të flisnin për gjithçka që kishin filmuar.

Foto: Daily Mail

Skena e vathëve që i referohej Kim ndodhi në një udhëtim familjar në Bora Bora i cili ishte dokumentuar për sezonin e gjashtë. /Telegrafi/