Telegrafi

Kim thotë se ishte në panik për shkak të veshjes në MET Gala, nëse do i duhej të urinonte do ta bënte në këmbë dhe njëra nga motrat do ta pastronte

Kim Kardashian dhe Kanye West në MET Gala 2019 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian ishte e shqetësuar për mënyrën sesi do të shkonte në banjë në MET Gala, të këtij viti.

38-vjeçarja kishte arsye për t’u shqetësuar: ajo ishte shtrydhur në një korse shumë të ngushtë për t’iu përshtaur formës së një fustani ngjyrë bezhë të hollë, të dizajnuar Thierry Mugler, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Por gruaja e Kanye Westit kishte një zgjidhje: ajo thjesht do të linte që njëra nga motrat e saj që ta pastronte urinën e saj, në rast se detyrohej ta bënte një gjë të tillë në getat e saj të veshura poshtë fustanin, tha ajo gjatë një episodi të ri të “Keeping Up With The Kardashians”.

Kim Kardashian në MET Gala 2019 (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)

Kim mori pjesë në ngjarjen e shkëlqyeshme MET Gala në New York, me motrat Kendall dhe Kylie Jenner si dhe nënën e saj, Kris Jenner.

Khloe dhe Kourtney nuk kanë marrë pjesë kurrë më parë në një event si ky.

Kim Kardashian në MET Gala (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Po ashtu i pranishëm ishte edhe burri i saj, Kanye West.

Ndërsa ishte duke u përgatitur për ngjarjen, Kim tha se ishte e shqetësuar nëse do t’i duhej të shkonte në banjë gjatë ngjarjes së madhe, ku të ftuar ishin edhe: Lady Gaga, Celine Dion dhe Penelope Cruz.

Kim Kardashian në MET Gala 2019 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Korseti ishte një çështje e madhe për të, sepse u deshën dy persona për ta futur atë në të. Nëse ajo duhej të dilte prej saj me nxitim për t’u qetësuar, ajo do duhej ta zbërthente dhe veshja do të prishej.

“Nëse më duhet të zhvishem, është një problem”, tha ajo pranë dy shoqeve femra.

“Sinqerisht, nëse është një emergjencë, unë mendoj se do të urinoj në getat e mia, dhe pastaj motra ime duhet ta fshijë këmbën”, shtoi ajo.

Kim nuk tha nëse Kendall apo Kylie do të ishte motra ‘me fat’ që do të merrej me detyrën.

Kim tha gjithashtu se veshja ishte e dhimbshme për tu veshur sepse ishte tepër e ngushtë, dhe kishte probleme me frymëmarrjen. /Telegrafi/