Kim Kardashian ka tërhequr gjithë vëmendjen gjatë një ndalese në një pompë benzine, në fundjavën që lamë pas.
37-vjeçarja është treguar e thjeshtë dhe ka pritur në radhë për të bërë blerje, mirëpo të gjithë sytë ishin te fiziku i saj.
E veshur me një fustan të shkurtë dhe të ngushtë, ylli televiziv është kujdesur që linjat e saja të dilnin në pah.
Natyrisht se vëmendja kryesore ishte te ‘aseti’ kryesor në trupin e saj – të pasmet.
Madje ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen edhe të disa femrave, të cilat e kanë shikuar me zili.
Ylli i serisë reale televizive, “Keeping Up With The Kardashians”, në muajt e fundit është kthyer me publikimin e imazheve provokuese në rrjetet sociale.
Ndërsa nuk kanë munguar edhe fotografitë me të brendshme dhe ato nudo të postuara nga bukuroshja. /Telegrafi/