Kim Kardashian ka hedhur në treg linjën e re të makijazhit, KKW Beauty, me ç’rast postoi një sërë fotografish të saja në Instagram.
36-vjeçarja publikoi disa portrete në rrjetet sociale duke vënë në pah bukurinë e saj.
Dhe si gjithmonë, për zbukurimin e saj është kujdesur artisti i makijazhit, Mario Dedivanovic.
Bukuroshja e ka publikuar një video, ku shfaqet stilisti i njohur shqiptar duke e rregulluar.
Nga koleksioni i ri i saj, Kim pritet të përfitojë dhjetëra miliona dollarë brenda disa minutash. /Telegrafi/