Telegrafi

Kim shfaqet më joshëse se asnjëherë tjetër pranë grimerit shqiptar për linjën e përbashkët KKW Beauty në 10 vjetorin e bashkëpunimit të tyre

Kim Kardashian gjithnjë sigurohet që të duket atraktive për publikun.

Por, më seksi se kurrë më parë Kimi është shfaqur në setin e fundit të saj të realizuar për një prej linjave të saj të bukurisë.

Kjo linjë e bukurisë e quajtur “KKW Beauty” është një brend i krijuar nga Kimi dhe grimeri shqiptar, Mario Dedivani, i cili tashmë dihet se është top grimer botëror.

Bukuroshja shfaqet në kostum të zi në krah të Marios me flokë të thjeshtë të punuar nga Chriss Appleton.

Pikërisht Appleton ka zbuluar imazhin nga sesioni i fundit fotografik i dyshes pasi ka bashkëpunuar me ta.

Appleton më parë ka qenë frizeri zyrtar i Rita Orës, por ata marrëdhëniet duket se i kanë ftohur.

Linja KKW Beauty lansohet më 4 maj dhe tashmë në rrjetin social ka mbi një milion ndjekës. Data është tejet interesante, pasi është dita kur 10 vjet më parë u takuan Mario dhe Kim, për të mos e ndërprerë kurrë bashkëpunimin.  /Telegrafi/