Site icon Telegrafi

Kim: SHBA-të në partneritet të ngushtë me Shqipërinë për projekte të lidhura me diversifikimin e energjisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim tha sot se SHBA-të do të ketë një partneritet të ngushtë me Shqipërinë për projektet rajonale që kanë të bëjnë me diversifikimin e energjisë

Në një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë nga SHBA dhe BE, Kim ka shtuar se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Duke parë situatën ku Rusia dhe Ukraina janë në konflikt prej mb shumë se dy muajsh, Kim e sheh si të nevojshme ndërtimin e më shumë gazsjellëseve.

Lexo po ashtu Rama takim me kompani energjetike nga SHBA e BE: Shqipëria eksportuese neto e energjisë brenda kësaj dekade

“Të gjithë kemi parë që pushtimi i pajustifikuar nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës, ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Madje, mbrëmë kemi parë se si Rusia ka kërcënuar dhe ka fikur dhënien me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gazsjellës. Shtetet e Bashkuara dhe Europa po përballen me një realitet të ri me sfida ushtarake, diplomatike dhe ekonomike”, tha diplomatja.

Të pranishëm në takim ishin edhe kryeministri Edi Rama me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version