Kim Kardashian ka treguar publikisht për vështirësitë që ka kaluar për të humbur peshë që prej se solli në jetë fëmijën e dytë.
Mirëpo, pas shtatë muajsh ushtrime dhe dieta strikte, bukuroshja ka arritur të kthejë linjat e dëshiruara.
Madje, 35-vjeçarja duket shumë më mirë se para se të ngelte shtatzënë. Dhe natyrisht që kujdeset vazhdimisht që ta tregojë trupin e saj.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka treguar edhe në një dalje të fundit pse është vazhdimisht temë e mediave rozë. /Telegrafi/