Në vitin 2016, Kim Kardashian kishte treguar trukun për mbajtjen e gjoksit gjithmonë të tërhequr që e bënte të dukej e përsosur gjatë parakalimit në tepihun e kuq.
Ylli televiziv pati treguar se shfrytëzonte dy shirita ngjitës në të dy anët e gjoksit që i mundësonin të vishte fustane të hapura, pa mbajtur jelekë për gjinjtë.
Për vite të tëra, shumëkush kishte menduar se gjoksi i Kim dukej vetvetiu aq bukur. Ndërsa tani, 37-vjeçarja e ka rikujtuar një nga momentet e trukut të saj.
Ajo e ka publikuar një fotografi nga viti 2008, në të cilën vë në pah gjoksin e tërhequr.
“Truku me shirit”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, e cila ka marrë mbi 2.2 milionë pëlqime.
Madje edhe ekspertë të ndryshme të modës ishin përpjekur që ta sqaronin ndryshimin që bënte ky truk i Kardashian.
Madje e kishin dëshmuar përmes fotografive se çfarë ndryshimi pësonte dukja e femrave pjesëmarrëse në këtë provë, me dhe pa shirita. /Telegrafi/