Telegrafi

Kim publikon video duke dalë nga uji ndërsa mahnit me linjat trupore – nuk merakoset për kritikat e shumta për festën masive të ditëlindjes

Kim Kardashian ka qenë objektivi i reagimeve që kur zbuloi se ajo për ditëlindje udhëtoi në The Brando Resort në Tahiti, duke organizuar një festë në mes të pandemisë coronavirus.

Por kjo nuk e ndaloi yllin 40-vjeçar të ndajë me 190 milionë ndjekësit e saj në Instagram të premten më shumë pamje nga udhëtimi i fundit, shkruan DailyMail.

Në një video të shkurtër të publikuar së fundmi, Kim shfaqet duke dalë nga uji i pastër blu i ishullit me bikini të gjelbra neoni.

Rrobat e banjës tregun trupin fin dhe linjat atraktive të super yllit, e cila pak ditë më parë mbushi 40 vjet.

Para se të dilte drejt bregut, Kim u ngrit nga uji dhe e lëvizi flokët e lagur nga fytyra e saj.

Ndërsa fshiu ujin nga sytë e saj, themeluesja e markës ‘KKW Beauty’ u ngrit në këmbë dhe zbuloi barkun e saj të tonifikuar.

Ajo rrëshqiti flokët përsëri një herë dhe pastaj drejtoi trupin e saj ndërsa ecte drejt kamerës.

Kim, duke rregulluar fundet e saj të bikinit, lëshoi një buzëqeshje te kamera para se videoja të mbaronte.

Në sfondin e videos së shkurtër të Kardashian ishin disa nga të pranishmit në festën e saj të ditëlindjes dhe një sasi e madhe e gjelbërimit tropikal.

Kjo video përkundër reagimeve të shumta për festën, ka marrë mbi një milion pëlqime në Instagram.

Më parë gjatë ditës, gruaja e Kanye West publikoi një fotografi të saj dhe motrave të saj ku shiheshin pranë ujit.

Ajo kishte të njëjtat bikini të gjelbërta neoni, por ajo e aksesoi pamjen e saj me njëkapelë interesante.

Largimi i fundit i Kimit për ditëlindjen në The Brando Resort të Marlon Brando në Tahiti ka shkaktuar reagime masive pasi kritikët u ankuan se ishte një ndikim negativ për të tjerët, ndërsa shumë amerikanë luftojnë me coronavirusin ose kanë humbur punën e tyre gjatë periudhës së izolimit.

Polemika rreth familjes filloi pasi Kim u mburr me udhëtimin e saj luksoz, pavarësisht se e quajti veten ‘të përulur’ dhe ‘të bekuar’.

Ajo pretendoi se të gjithë mysafirët e saj morën ‘mjete të shumta shëndetësore’ dhe ishin të karantinuar për dy javë para se t’i befasonte ata me një udhëtim në një ishull privat për të festuar 40 vjetorin e lindjes. /Telegrafi/