Kim Kardashian ka arritur të marrë sërish gjithë vëmendjen përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar me të brendshme.
37-vjeçarja ka treguar se i ka arritur format e dëshiruara trupore dhe tash me krenari e ekspozon trupin e saj.
“Harrova ta postoj këtë mbrëmë”, shkruan bukuroshja në përshkrimin e fotografisë.
Në imazhin e postuar, ajo shfaqet si një bionde tërheqëse me të brendshme me ngjyrë të zezë, ndërsa ka pozuar para pasqyrës.
Një natë më parë, Kim publikoi një fotografi, në të ciklën kishte marrë një pozë provokuese.
Ajo shfaqej e veshur, mirëpo ishte kujdesur që në plan të ishin të pasmet që janë ‘aseti’ më i popullarizuar në trupin e yllit televiziv.
Kardashian është kthyer me postimin e imazheve provokuese në rrjetet sociale, të cilat marrin miliona pëlqime nga fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/