Në vazhdën e publikimit të imazheve provokuese, Kim Kardashian ka ardhur me një tjetër pozë të tillë.
Kësaj radhe, ylli i famshëm amerikan ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona ndjekësve në rrjetet sociale, me një fotografi të publikuar ditën e martë.
37-vjeçarja e ka fotografuar vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa shfaqet krejtësisht e zhveshur.
Megjithatë, ajo e ka shfrytëzuar krahun për të penguar ekspozimin e tërësishëm të gjoksit.
Kjo fotografi është realizuar në kuadër të fushatës reklamuese për parfumin e saj të ri.
“Parfumi i ri që del në maj, KKW Body, është i jashtëzakonshëm. Është kryesisht një skulpturë e trupit tim”, ka thënë më herët Kim në një intervistë për Business of Fashion.
“Është vërtet i mirë. Aroma është shumë e mirë dhe jam shumë krenare për të. Për mua ka nuhatjen e asaj si e imagjinoj aromën e të artës, edhe pse ajo është një ngjyrë dhe diçka e tillë është vetëm shkëlqyese”, ka shtuar Kardashian. /Telegrafi/