Kim Kardashian ka reaguar ndaj kritikëve duke këmbëngulur se nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit për të.
Bukuroshja ka thënë se talenti i saj qëndron në “marketing dhe biznesin pas shitjes së produkteve”, transmeton KP.
“Unë mund t’ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu dhe biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arritshëm”, është shprehur Kardashian për revistën Interview.
41-vjeçares gjithashtu nuk i intereson se si shihet nga bota e jashtme. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” hodhi poshtë përshkrimin e saj në Wikipedia, e cila e përshkruan Kimin si një “personazh i njohur, personalitet mediatik dhe sipërmarrëse”.
“Vërtet nuk më intereson se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua”, ka theksuar ajo kur është pyetur se si do ta rishkruante përshkrimin për veten e saj.