Telegrafi

Kim njihet si mbretëresha e fotografive të bukura, por këtë herë fytyra e saj do të përdoret për momente të shëmtuara (Foto)

Mbretëresha e ‘selfieve’, Kim Kardashian, gjithmonë është e gatshme që të pozojë bukur para fotoaparatit.

Mirëpo, disa prej reagimeve të saja dinë të jenë qesharake, sidomos gjatë situatave të palakmueshme në përditshmërinë e bukuroshes, kur kihet parasysh se ajo ndiqet vazhdimisht nga fotografët.

Momenti i përplasjes (X17online)

Një ngjarje e tillë i ka ndodhur këto ditë në Los Angeles, kur u përplas me një person të panjohur.

Mimika e saj ishte një kombinim i reagimeve si “O Zot”, “Kush je ti?” dhe “Çfarë po ndodh?!” – ndërsa ky moment është kapur nga një fotograf.

Kjo fotografi do të bëhet hit (X17online)

Dhe nuk ka dyshim se fytyra e saj nga kjo fotografi do të shfrytëzohet në masë të madhe si një ‘meme’ për momentet e pakëndshme dhe të shëmtuara. /Telegrafi/