Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në javët e fundit.
Me vite të tëra, 37-vjeçarja e famshme njihet si mbretëresha e rrjeteve sociale, pasi çdo fotografi që e publikon merr gjithë vëmendjen e përdoruesve.
Mirëpo, në vitin e kaluar, ajo ishte paksa më e tërhequr në krahasim me të kaluarën, por këtë vit e ka nisur me publikimin e imazheve tejet provokuese, duke i pushtuar faqet rozë të mediave.
Pas pozimit nudo dhe disa seteve fotografike së bashku me motrën e saj, Kourtney Kardashian, në kuadër të një fushate reklamuese, Kim ka ardhur me një imazh për dëshirën e saj që e ka publikuar këtë të diel.
Ajo ka pozuar mbi krevat, vetëm me brekë, e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo ekspozimin e hireve të saja e ka penguar mbulesa e krevatit.
Vetëm tre orë nga postimi, fotografia ka marrë mbi një milion e gjysmë pëlqime.
Këtë fotografi, Kardashian e ka realizuar gjatë pushimeve në ishujt Turks dhe Caicos. /Telegrafi/