Site icon Telegrafi

Kim largon nga puna truprojën, ishte i përfshirë në plaçkitje? (Foto)

Kim Kardashian dhe Kanye West raportohen të kenë marrë vendimin për të hequr nga punatruprojën Pascal Duvier, i cili ka punuar për një kohë të gjatë me ta.

Dy burime për “Entertainment Tonight” kanë deklaruar se familja ka marrë këtë vendim të vështirë për Pascal, i cili ka 4 vite që punon për çiftin Kardashian-West.

Heqja nga puna e Pascal vjen një muaj pasi Kim u grabit në apartamentin e saj në Paris nga një grup djemsh, të cilët vodhën bizhuteri që kapnin vlerën e 11 milionë dollarëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth plaçkitjes së Kim Kardashian

Ndërsa Pascal ka qenë në një klub nate në Paris, duke shoqëruar motrat e Kim, Kountrey dhe Kendall, gjatë momentit të grabitjes, duke e lënë vetëm Kim në dhomën e gjumit pa truprojë.

Exit mobile version